“Nuk di të flas gjuhën e ndasisë”/ Kandidati i PD, Xhemal Bushati vijon takimet me qytetarët: Ta rikthejmë Shkodrën në shinat e normalitetit!

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati ka vijuar takimet me qytetarët duke u ndalur në Postribë.

Bushati u shpreh se shkodranët janë lodhur mjaftueshëm nga retorika e politikës së djeshme, por edhe kërkojnë zgjidhje, zgjidhje për një qytet, ku unë dhe ata zgjohemi çdo ditë me hallet e njëri-tjetrit.

Postimi

Në frymën e bashkimit dhe me alternativën tonë për t’i dhënë Shkodres më të mirën, bashkëndava me banorët e Postribës këtë pasdite. Është Shkodra bashkuesja më e mirë e jona! Bushati: Bashkim dhe Alternativa që zhvillojnë Shkodrën

Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë betejë tjetër, sesa nga ajo që na thërret e ardhmja e Shkodres. Beteja e vetme emergjente që ka sot Shkodra, është ajo e ndryshimit.  Sa te urtësia, besoj edhe të zgjuarsia e shkodranve. Janë lodhur mjaftueshëm nga retorika e politikës së djeshme, por edhe kërkojnë zgjidhje. Zgjidhje për një qytet, ku unë dhe ata zgjohemi çdo ditë me hallet e njëri-tjetrit.

Nuk di të flas gjuhën e ndasisë. Prandaj dora ime e bashkëpunimit me qytetarët mbetet e shtrirë për të vetmin qëllim: Ta rikthejmë Shkodrën në shinat e normalitetit.

Artikulli paraprak“Komisioni Hetimor e faktoi”, Tabaku: Gugallja dhe Zoto kanë përfituar pa garë edhe 25 vjet kontratën koncesionare të Inceneratorit të Elbasanit për shitjen e energjisë
Artikulli tjetërBasha: Nisma e PD për ndarjen e re territoriale, mundësi e jashtëzakonshme për të vendosur qeverisjen vendore në shërbim të njerëzve