“Nuk do t’i shpëtoni llogaridhënies”/ Tabaku bën deklaratën e fortë para nisjes së Komisionit për Inceneratorët: Kompani offshore, që fsheh pas…

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, bën një deklaratë të fortë në prag të nisjes së mbledhjes së komisionit, ku sot do dëshmojnë të tjerë politikanë të lartë.

Tabaku shkruan në “Facebook” se shqiptarëve iu kushton inceneratori 90 mijë euro në ditë, ndërsa qeveria mbron pronarët, që sipas deputetes, janë një kompani ofshore me tre emra në kërkim: Zoto-Gugallja-Mërtiri.

“Shqiptarëve u kushton inceneratori 90 mijë euro në ditë ndërsa qeveria dhe mazhoranca e gjitha në mbrojtje të pronarëve. Kush janë ato? Një kompani offshore që publikisht ka tre emra në kërkim: Zoto-Gugallja-Mërtiri por që në realitet fsheh ish-ministra dhe qeveritarë të korruptuar. Nuk do t’i shpëtojnë llogaridhënies! #derinëfund #elbasan #vjedhje #progresreport #abuzime #mjedisi #albania #inceneratoret #fier #euwaste #tirana #shqiperia #wastemanagement”, shkruan Tabaku.

 

Artikulli paraprakBasha në Parlamentin italian: Italia, mbështetësja kryesore e integrimit në BE. PD, angazhim maksimal për t’iu siguruar shqiptarëve standardet europiane
Artikulli tjetër“Të kthejmë besimin te politika”/ Basha në Radio Vatikani: Shqiptarët meritojnë dhe presin një ndryshim rrënjësor të kulturës politike në vend. E ardhmja lind mes sakrificash