“Nuk duan tu kthejnë shqiptarëve atë u vodhën në 2008-ën” – u shpreh Basha në Kuvendin Zgjedhor të degës Nr. 1 në Tiranë.
“Janë bashkë në pazar ku Edi Rama do të sigurojë vazhdimësinë, dhe këta të tjerët duan të sigurojnë një karrige për vete.” – tha më tej ai.
Basha: Qëndrimet tona për reformën zgjedhore u bien ndesh interesave të kastës së vjetër. Prandaj dhe kanë bërë pazarin e rradhës i cili nuk fshihet dot as me përpjekje teatrale për të tërhequr vëmendjen, as me denoncime me leje. Fakti është që është një pazar për ti mbajtur listat e mbyllura, për ta mbajtur sistemin nën kontrollin dhe diktatin e tyre, për të mos i kthyer shqiptarëve atë që dalëngadalë dhe pastaj me një goditje të madhe ia kanë vjedhur në 2008-ën, të drejtën për të emëruar shqiptarët dhe jo dinosaurët e tranzicionit, përfaqësuesit e tyre në Kuvend e rrjedhimisht në qeverisje. Prandaj janë bashkë.
Janë bashkë në pazar ku Edi Rama do të sigurojë vazhdimësinë, përkundër faktit që 2/3 e shqiptarëve nuk duan ta shohin më me sy, dhe këta të tjerët duan të sigurojnë një karrige për vete. Kaq e thjeshtë është.