Nuk e bind rroga, Rei Manaj refuzon ofertën e majme nga Arabia Saudite

Rei Manaj pritet të nisë fazën përgatitore me klubin e Sivaspor në ditët në vijim. Por e ardhmja e tij vazhdon të mbetet larg klubit turk, që kërkon të përfitojë financiarisht nga shitja e tij pas interesit të shumtë që ka zgjuar lojtari si pasojë e sezonit të shkëlqyer që bëri në vitin e tij të parë në Turqi.

Megjithatë, nga një anë duhet bindur klubi që ka kërkesa jo edhe aq të ulëta ekonomike për të. Nga ana tjetër, edhe vetë lojtari ka pretendime të caktuara për klubin e tij të ardhshëm.

“Sport Digitale” bën të ditur se në ditët e fundit është refuzuar një ofertë e rëndësishme ekonomike nga një klub i Arabisë Saudite. Klubi në fjalë ofronte rreth 6-7 milion euro për të blerë kartonin e futbollistit shqiptar nga Sivaspor. Por negociatat nuk kanë vazhduar për shkak të dëshirës së futbollistit, raportohet se Manaj nuk ka mbetur i kënaqur nga oferta ekonomike që i kanë bërë për rrogën nga klubi saudit, ndaj ka mbyllur bisedimet me të.

Kështu, ai pritet në ditët në vijim në stërvitje me Sivaspor, por me “valixhet gati” nëse vjen oferta e duhur.

Artikulli paraprakLehtë dhe sigurt! Ja 5 mënyra si të humbi peshën e tepërt trupore
Artikulli tjetërZgjedhjet në SHBA/ “Do bëjë gjithçka që mundet për të më ndihmuar”- Donald Trump zgjedh kandidatin e tij për zv.president