“Nuk e harroj atë ditë”, Basha firmos peticionin për dekomunistizimin dhe kujton rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës: Shumë vonë e kuptova që në shesh ishin…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga disa deputetë demokratë dhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD, kanë firmosur këtë të diel peticionin për dekomunistizimin, në “Sheshin Skënderbej”.

Firmosja e këtij peticioni nga Basha dhe demokratët e tjerë po bëhet në ditën, kur shënohet 31-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha

“Domethënia e 20 shkurtit është rrëzimi i simbolit të diktaturës”, iu tha Basha të rinjve demokratë, para se të nisej drejt sheshit për firmosjen e peticionit.

Ndërkohë, nga “Sheshi Skënderbej”, kryedemokrati Basha kujtoi ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, ku i pranishëm në shesh 31 vite më parë ka qenë edhe vetë, bashkë me familjen.

 

 

 

Artikulli paraprak“Me dashni për Shkodrën, me dashni për Partinë Demokratike”/ Basha publikon videon: Xhemal Bushati do t’iu shërbejë gjithë shkodranëve!
Artikulli tjetër“Keni parë gjatë një jave dëshmi tronditëse për inceneratorët”, Basha: Qelbet era vjedhje! 17 akte zyrtare brenda një dite, u dhanë 23 mln euro. A ka mundësi të mos e dinte Edi Rama?