Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga disa deputetë demokratë dhe të rinjtë e Forumit Rinor të PD, kanë firmosur këtë të diel peticionin për dekomunistizimin, në “Sheshin Skënderbej”.
Firmosja e këtij peticioni nga Basha dhe demokratët e tjerë po bëhet në ditën, kur shënohet 31-vjetori i rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha
“Domethënia e 20 shkurtit është rrëzimi i simbolit të diktaturës”, iu tha Basha të rinjve demokratë, para se të nisej drejt sheshit për firmosjen e peticionit.
Ndërkohë, nga “Sheshi Skënderbej”, kryedemokrati Basha kujtoi ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, ku i pranishëm në shesh 31 vite më parë ka qenë edhe vetë, bashkë me familjen.