Nuk e kanë me Bashën! E kanë me Presidentin Trump!

Nga Gent STRAZIMIRI

Ky kooperativisti, dhe kooperativa në të cilën bën pjesë, akuzojnë Lulzim Bashën se u ka paguar pare rusëve të Putin, në mënyrë që të lobojnë e “t’i mbarojnë ca punë” tek Presidenti Trump… (?!)

Pse?!

Sepse, sipas kooperativistit dhe kooperativës, rusët dhe Putin të mbarojnë punë në Shtëpinë e Bardhë pasi “Presidenti Trump ka ardhur në pushtet i ndihmuar nga Putin dhe jo nga vota e amerikanëve” …?!

Në Shtetet e Bashkuara u zhvillua një hetim në lidhje me këto akuza ndaj Presidentit Trump, nga ku rezultoi që “nuk ka asnje provë a indicie që të përligjë akuzat për lidhje midis fitores së Donald Trump dhe Putinit a Kremlinit” !!!

Ky hetim bindi Nensi Pelosin dhe Hillary Clinton por jo … Taulant Ballën… (?!)

Ai është i vetmi në rruzull që nuk heq dorë nga bindja që “Presidenti Trump është njeri i Putinit”, dhe se “që të lobosh pranë tij duhet të paguash pare tek rusët e Putinit” …

Kaq kooperativiste është “çështja”!

Kaq kooperativiste është logjika!

Kaq kooperativiste ka mbetur kooperativa që Presidentin Trump e quajti “turpi i njerëzimit”!

P.S.
Ai momenti kur dyshon që sh. Enver nuk e kishte dhe aq keq kur i ndau veç ca shqiptarë në:
– të denjë për të ngrënë vetëm bukë misri (madje me misër të refuzuar nga lopët).
Sh. Enver i ka njohur më mirë se i ka ende të vetët!

83649387 2810442509013493 1780694012152250368 o

Artikulli paraprakShfaqet në Kinë virusi vdekje-prurës, rrezikon të përhapë epidemi
Artikulli tjetërÇfarë parashikon Kushtetuta: Pse Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje