Nuk është parë kurrë më parë/ Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Astronomët kanë gjetur erëra në një botë të largët që fryjnë me një shpejtësi fenomenale 33,000 km/h –erërat më të shpejta të matura ndonjëherë në një planet.

 

Bota e largët, një gjigant gazi i quajtur WASP-127b që u zbulua në vitin 2016, rrotullohet rreth një ylli 520 vite dritë nga Toka.

Ekzoplaneti gjithashtu ka të ngjarë të jetë i lidhur me yllin e tij në të njëjtën mënyrë si Hëna është me Tokën.

Një ekip i udhëhequr nga Lisa Nortmann nga Universiteti gjerman i Gottingen-it përdori një spektrograf në teleskopin në Kili për të vëzhguar WASP-127b teksa kalonte përpara yllit të tij.

Duke analizuar dritën e filtruar, studiuesit identifikuan praninë e monoksidit të karbonit dhe avullit të ujit në atmosferën e sipërme të planetit, shkruan yahoonews.

Artikulli paraprak“Ishim të bindur se aty do të na pushkatojnë”- Historia tragjike e familjes shqiptare nga Prishtina: Pasi kemi ecur orë të tëra në këmbë, të lodhur e të dërmuar, forcat serbe na ndalën te stacioni trenit dhe…
Artikulli tjetër72% e mjeteve janë më të vjetra se 15 vjet/ Shumë trafik dhe ndotje, cilat janë rrugëzgjidhjet