Astronomët kanë gjetur erëra në një botë të largët që fryjnë me një shpejtësi fenomenale 33,000 km/h –erërat më të shpejta të matura ndonjëherë në një planet.
Bota e largët, një gjigant gazi i quajtur WASP-127b që u zbulua në vitin 2016, rrotullohet rreth një ylli 520 vite dritë nga Toka.
Ekzoplaneti gjithashtu ka të ngjarë të jetë i lidhur me yllin e tij në të njëjtën mënyrë si Hëna është me Tokën.
Një ekip i udhëhequr nga Lisa Nortmann nga Universiteti gjerman i Gottingen-it përdori një spektrograf në teleskopin në Kili për të vëzhguar WASP-127b teksa kalonte përpara yllit të tij.
Duke analizuar dritën e filtruar, studiuesit identifikuan praninë e monoksidit të karbonit dhe avullit të ujit në atmosferën e sipërme të planetit, shkruan yahoonews.