Nuk i kishte ndodhur as në ditën më të errët në histori, Barcelona regjistron rekordin e padëshiruar në Ligën e Kampioneve

Barcelona kishte udhëtuar e qetë drejt Gjermanisë për ndeshjen e Ligës së Kampioneve ndaj Borusia Dortmundit, pasi kishte fituar sfidën e parë në shtëpi me shifrat 4-0. Por me sa duket kishte qenë me e qetë se sa duhej.

Katalanasit u dominuan plotësisht nga vendasit të cilët shënuan një gol, por edhe goditën disa herë portën e Sheznit në pjesën e parë. Dhe në fund të 45 minutave të parë, statistikat kanë qenë shumë domethënëse për një ndeshje që deri atëherë po luhej vetëm me një portë.

Borusia mbylli pjesën e parë me 7 gjuajtje në katërkëndor, ndërsa Barcelona me 0 të tilla, gjë që nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë në historinë e katalanasve në këtë turne. Ajo që mund t’i afrohej më shumë ishte bilanci i 7 gjuajtjeve të kundërshtarëve ndaj 1 të tille të katalanasve në pjesë e parë të ndeshjes të humbur me shifrat 4-0 ndaj PSG-së në shkurtin e vitit 2017.

Artikulli paraprakÇfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash, ja ç’duhet të dini
Artikulli tjetërKryeministri i ri serb flet për luftë në Kosovë: Paqja, e pamundur