“Nuk ka bashkëpunim me qeverinë, mbajtja e zgjedhjeve sa më parë”…

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, i cili është caktuar nga LSI për tyrezën e reformës në drejtësi tha se nuk ka bashkëpunim me qeverinë. Ajo që ndodhi ditën e djeshme ishte vetëm ndarje përgjegjësish.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Vasili u shpreh se, opozita bëri detyrën e saj në kushtin kryesor të Bundestagut gjerman që lidhet ne integrimin e vendit.

“Ne i kemi dhënë një përgjigje të qartë, një detyrimi të rëndësishëm të Bundestagut që lidhet me integrimin evropian, ku kishte mundësi hapësirë dhe detyrim që opozita të jepte kontributin. Opozita e udhëhoqi zgjidhjen e problemit me zgjidhjen që dha. PS ka një detyrë të madhe, që të plotësojë 8 kushtet e tjera për të cilat Shqipëria qëndron e bllokuar.

Nuk ka bashkëpunim mes qeverisë dhe mazhorancës, ka një bashkëndarje përgjegjësish për një çështje të vetme që kishte të bënte me reformën zgjedhore që do të thotë vendosja e rregullave, për mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve që janë shërimi i shoqërisë”, u shpreh Vasili.

Exit mobile version