“Nuk ka dhimbje më të madhe”- Qytetarët në protestë pas vrasjes së 14-vjeçarit të shkollës “Fan Noli”: Institucionet të marrin përgjegjësinë! Të rriten masat

Dhjetëra qytetarë, prindër e fëmijë, kanë dalë sot në protestë pas ngjarjes së rëndë të pak ditëve më parë në shkollën 9-vjeçare “Fan Noli”, ku u vra me thikë në zemër nga një bashkëmoshatar i tij, 14-vjeçari Martin Cani.

 

Një prej qytetarëve të pranishëm në protestë tregoi se i mituri i ndjerë ishte djali i shokut të tij të ngushtë dhe se dhimba për ta ka qenë e madhe.

“Nuk ka dhimbje më të madhe. Ishte si djali im, sepse është djali i shokut tim të ngushtë. Ai person na ka fut thikën të gjithëve”, tha ai.

Një tjetër qytetare i ka bërë apel shtetit të vërë në zbatim ligjin dhe të marrin përgjegjësinë, ndërsa kërkoi dënim kapital për autorin.

pankarta protesta 14 vjecari (1)

“Apel shtetit shqiptar të mos flej gjumë, të vej ligjin në zbatim. Është e dhimbshme që rrinë nëpër kulluqe pa asnjë shpjegim. Gjithë këta të vrarë, asnjë të dënuar. Krimi do na vijë derë më derë. Nuk ka pse të falim se është i vogël. Institucionet të marrin përgjegjësi. Dënim kapital kërkoj”, tha një tjetër qytetare.

“Kryeministri do të laj duart më mbylljen e TikTok-ut”, tha një prej prindërve të pranishëm, ndërsa kërkoi që ministrja të jap dorëheqjen dhe të marr përgjegjësinë.

“Është një ditë zie për të gjithë shqiptarët. Kryeministri do të laj duart më mbylljen e TikTok-ut, sërish do këtë armë e thika. Ministrja të jap dorëheqjen, përgjegjësia bie mbi të dhe mbi oficeren ë sigurisë. Unë i kërkoj qeverisë, ministres të jap dorëheqjen të jap dorëheqjen. Jemi të pasigurt.

pankarta protesta 14 vjecari (4)

Vajza ime shkon në një shkollë që rreth e qark shitet drogë. Sot shoqëria po përjeton një krizë. Edukimi fillon në familje, t’i edukojmë  për mësuesin, për shokun. Të dinë me kë rrinë fëmijët. Fëmijët nuk e njohin se kush është oficerja e sigurisë dhe psikologëve. Këta janë anonim, nuk e kryejnë punën e tyre, rrinë nëpër telefona, kafe marrin rrogën. Krimi mund të ishte parandaluar”, tha ajo.

Mes dhjetëra bashkëmoshatarëve dhe prindërve, ishte edhe një vajzë 10-vjeçare, e cila tha se nuk ndihet aspak e sigurt në shkollë.

“Nuk ndihem e sigurt, ndihem e trembur kur dal nga shkolla. Te shkolla ime nuk përmendet fare psikologia”, tha ajo.

pankarta protesta 14 vjecari (2) pankarta protesta 14 vjecari (3)

Artikulli paraprakApeli ktheu për gjykim dosjen, rinis në GJKKO procesi për Moisi Habilajn dhe tre të pandehurit e tjerë
Artikulli tjetërA po shuhet ëndrra e rritjes së mirëqenies në Europë? Analiza e DW: Luftë, konflikte dhe dobësim ekonomik, rreziqet për eurozonën janë shumë të mëdha