Nuk ka fund orteku i reagimeve në Kosovë kundër Edi Ramës!

Orteku i reagimeve kundër Edi Ramës për nismën e shengenit Ballkanik të mbrojtur në krah të Vuçiçit nuk ka fund. Rast i veçantë ato vijnë jo vetëm nga qytetarët në rrjete sociale, por edhe nga deputetëe që do përbëjnë shumicën e re qeverisëse. I zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ish luftëtari i UÇK, Rexhep Selimi, ka thënë se në tavolinën ku po diskutohet për krijimin e “Mini-shengenit”, nuk mungon vetëm Kosova, por edhe Shqipëria. “Në këtë tavolinë nuk mungon veç Kosova, aty mungon edhe Shqipëria. Interesat e shqiptarëve nuk përfaqësohen nga asnjëri nga këta të katër”, ka shkruar Selimi.

Deputeti i rizgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se Edi Rama është mjerimi i qeverisjes shqiptare dhe sipas tij nuk është i denjë që Kosova të merret me të. “Unë mendoj se Edi Rama përgjigjen më të mirë po e merr prej Kosovës, injorimin, ai person nuk e meriton të merret me të. Kjo është përgjigja që Kosova ja ka dhënë kësaj radhe dhe besoj që ka me ia dhënë gjithmonë atyre që mendojnë në çfarëdo forme me e injoru Kosovën, ai person është i padenjë që Kosova të merret me të”, ka thënë Gashi.

Ndërsa gazetari dhe këshilltari i Ramush Haradinajt Halil Matoshi, shkruan:  se ‘MiniSchengen-i’ âsht sot projekt i Serbisë së Madhe, nuk dëshmon shumë mospjesëmarrja e Kosovës, sa bojkoti i BE-së!? “Shqipnia pa dyshim, si shtet sovran ka të drejtë të zhvillojë marrëdhânie dypalëshe me kombet tjera, pra edhe me Serbinë, por âsht jologjike me ia imponu kursin drejt nji ‘MiniSchengen-i’ Kosovës, veçmas kur edhe BE-ja ashiqare e sheh me dyshim këtë projekt. Sepse Vu?i?-in e Ramën i ka bashku antieuropeanizmi i dukshëm, si levë mbi të cilën duhet të krijohet ‘MiniSchengeni’ dhe në këtë kurth âsht gjetë “i pafajshmi” Zaev”?/ Lapsi

Exit mobile version