Nuk ka komentuar për të vetët/ PD e Berishës thotë se burgu për Salianjin është politik, Rama u ngre topin që ta gjuajnë!

Duket se kryeministri, Edi Rama, i cili edhe për ministrat, deputetët dhe kryebashkiakët e tij nuk komenton për vendimet e gjykatave, për rastin Salianji ka nxituar të ndërhyjë dhe të bëjë një shënim të gjatë, duke “i ngritur topin” opozitës së Berishës që e quan vendimin e gjykatës së Apeli politik dhe të urdhëruar pikërisht nga Rama. Ky reagim u jep “të drejtë” deputetëve dhe kryesisë që “gëzimin e Ramës për këtë dënim nga Drejtësia, ta përdorin si vëryetim që prapa vendimit të Apelit ka qenë kryeministri, ashtu edhe siç deklaruan menjëherë pas seancën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se gjykata për herë të parë ushtroi të drejtën e sanksionuar me ligj për atë që e quajti “kategorinë më të neveritshme të Shpifjes, Kallëzimit të Rremë”.

Rama shton se mazhoranca prej vitesh ka hequr dorë nga çdo gjyq për shpifje me gazetarët, teksa nuk do të bëjë të njëjtën gjë ndaj personave të veshur me kostum partiak./Alfapress.al

Artikulli paraprakPas katër vitesh, gjykata e Apelit vendos për rishqyrtim çështjen Zall – Gjoçaj
Artikulli tjetërNjë mbrëmje poezieje shqiptare në Milano