Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka deklaruar se, kushdo që voton për Rilindjen e meriton etiketimin “shpellar”.
Ai ka sulmuar ashpër Kryeministrin Rama duke thënë se, “nuk ka kryetar qeverie në botë që i thotë popullit të vritet me njëri-tjetrin”.
Ish-ministri shton se nëse do të zbatohej vetgjygjësia, përse na duhet shteti, policia, burgjet e drejtësia?
Postimi i plotë i Manjanit
Nuk ka kryeministër në botë që i thotë popullit të vet “vrituni me njeri-tjetrin”!
Më rëndë akoma kur thotë “vrituni ju që të marr frymë thellë unë”!!! Pra frymëmarrja e për pasojë furnizimi i trurit me gjak të pastër, varet nga vrasja e njerëzve me njëri-tjetrin!!
Rëndë shumë!
E lëmë mënjanë pjesën kënaqësive perverse, nëse do zbatohej vetgjyqësia, përse na duhet shteti, qeveria, policia, burgjet e drejtësia?!
Apo për PPP e koncensione!
Vijoj të mendoj se kushdo i voton këta e meriton etiketimim “Shpellar”!