Nuk ka më kthim pas

Deputeti i PD-së, Flamur Noka deklaroi për mediat se protestuesit do të rrinë në shesh deri në momentin, kur të rrëzojnë nga pushteti Ramën, për të krijuar më pas një qeveri teknike. Ai pohoi se nuk ka zgjidhje tjetër përveç kësaj, për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Dhe nga kryetari i PD u bë e qartë se si do të procedohet. Shqiptarët janë sot këtu në shesh dhe do të qëndrojnë këtu, derisa të rrëzohet kjo qeveri, deri në qeveri teknike dhe që mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. S’mund të ketë zgjidhje tjetër”, tha Noka. Nga ana tjetër, ai shtoi se protesta ishte e ligjshme. “Këtu është gjithçka e organizuar ligjërisht. Nuk ka orare për këtë aktivitet. Gjithçka është bërë me leje. Por populli, kur vjen në shesh nuk pyet për rregulla dhe ligje e as për kinezë. Kemi ndërmarrë hapat tonë që janë bërë publike, nëse do të kishim ndonjë gjë tjetër do e kishim thënë. Gjithçka që duam është që të ‘shporrim qelbësirat’”, përfundoi Noka.

Exit mobile version