“Nuk ka program që realizohet me shok tek 313”, Basha për Ora News: Thelbi i ofertës së Koalicionit Euroatlantik është luftë kundër korrupsioit dhe paratë tek rinia dhe qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për Ora News deklaroi se i vetmi program serioz për për rininë dhe luftën kundër korrupsionit është i forcës politike që ai drejton. Sipas Bashës, qeveria vitin e kaluat ka harxhuar 7.2 miliardë euro, por nuk ka gjetur fonde për pensionistët, fermerët apo të rinjtë, pasi paratë kanë përfunduar në duart e të korruptuarve tek 7×7=313.

Basha theksoi se mbështetja e pakushtëzuar për SPAK-un dhe lufta reale kundër korrupsionit janë themeli i programit të Koalicionit Euroatlantik. “Vota për numrin 4 është e vetmja votë që sjell ndryshim të vërtetë,” u shpreh ai.

Ndërsa tha se vota për numrin 5 është për të liruar të korruptuarit e 7×7=313 dhe fatkeqësisht vota për nunrin 1 është për të liruar nga burgu Ilir Metën.

Pjesë nga intervista:

Në qoftë se do të flasim për diçka që sigurisht mungon në ofertën me nxitim nga partitë e tjera, është programi ynë për rininë. I gjithë programi ynë është shpalosur më 1 qershor të vitit të kaluar dhe kritikët atëherë thanë do jua kopjojnë. Dhe sigurisht kaloi në etapat e censurës, përqeshjes, sulmit ndaj objektivave të proframit tonë dhe pastaj kopjimit. Por ajo që nuk kanë arritur dot të kopjojnë është thelbi.

Thelbi i programit është që gjithçka filloi me luftën kundër korrupsionit. Shqipëria i ka paratë. Vjet qeveria e Ramës i ka harxhuar 7.2 miliardë euro dhe nuk gjeti 400 milionë euro për të rritur pensioneve, i premton tani në prag fushate. Nuk gjeti para për të financuar fermerin shqiptar, nuk gjeti para për të financuar rininë shqiptare, sipërmarrësin shqiptar. Pse? Sepse paratë shkuan tek 7×7=313, tek shokët e Ramës në burg për korrupsion, për vjedhje me vlera astronomike. Miliarda euro që kapen vit për vit nga kontrolli i lartë i shtetit. Ndaj ajo që na diferencon është që jemi e vetmja forcë politike që jo thjesht me retorikë, por me vepra e kemi treguar se prioritet do jetë lufta kundër korrupsionit, mbështetja 100% e SPAK. Dhe kjo na diferencon sepse vota për numrin 5 më datë 11, është votë për të hapur dyert për Erion Veliajn dhe për të korruptuarit e tjerë që janë aty, shokët e Edi Ramës. Vota për numrin 1 fatkeqësisht është votë për të hapur dyert e qelisë për Ilir Metën. Pra, zoti Berisha premton se do luftojë korrupsionin me Ilir Metën dhe Elvis Roshin. E vetmja votë që shkon realisht për luftë kundër korrupsionit dhe që është parakusht për paratë në xhepat e shqiptarëve, është vota për numrin 4, Koalicionin Euroatlantik.

Exit mobile version