Nuk ka punonjës, bizneset e turizmit në Gjirokastër punësojnë gjimnazistët

Rritja e fluksit të turistëve së qytetit të Gjirokastrës nga turistët gjatë stinës së verës evidentoi si problematikë mungesën e fuqisë punëtore dhe personelit të kualifikuar në sektorin e turizmit.

Numri i turistëve vendas dhe të huaj që kanë vizituar Gjirokastrën gjatë këtij viti është mbi 300 mijë persona duke e bërë të domosdoshëm një shërbim sa më cilësor dhe të kualifikuar në bizneset turistike.

Përfaqësuesit e biznesit lokale në Gjirokastër shprehen se aktualisht kanë vështirësi për sigurimin e fuqisë punëtore si shkak i emigracionit por edhe mospreferencës për të punuar si kamarier, kuzhinier apo hotelier.

“Turizmi kërkon krah pune, ka qenë e vështirë siç është gjithandej jo vetëm në vendin tonë por edhe fqinjët tanë rreth fuqia punëtore ishtë problematikë e madhe,” –tha kryetari i Dhomës ë tregtisë, Maksim Hoxha.

Por zgjidhjen e situatës së vështirë, bizneset e kanë zgjidhur duke punësuar të rinjtë.

“Ndihmesë në këtë periudhë na kanë dhënë edhe nxënësit e gjimnazeve të cilët i janë bashkuar ritmit tonë me atë mundësinë e tyre, duke u trajnuar dhe duke qëndruar afër dhe deri diku e kemi përballuar këtë situate,”-vijoi më tej Hoxha.

Në Gjirokastër numërohen rreth 250 biznese në sektorin e turizmit si bujtina, hotele, lokale shërbimi, restorante etj. Ndërkoë në këtë vit të ri mësimor në Shkollën e Mesme Profesionale “Thoma Papapano” u çel për herë të parë dega e hoteliri-turizmit, me synim përgatitjen e punonjësve të kualifikuar dhe kryesiht të të rinjve për tu punësuar në sektorin e turizmit.

Exit mobile version