Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkelejd Alibeaj, u shpreh gjatë deklaratës së tij për shtyp se PD-ja nuk ka asnjë negociatë me qeverinë, sepse qëndrimet e saj i ka bërë publike.
“Nuk kemi asnjë negociatë me qeverinë. Qëndrimet i kemi publike, votojmë propozimin fillestar të amnistisë dhe të merret parasysh propozimi ynë që nga amnistia të përfitojnë protestuesit. Për këto e japim votën. Nuk votojmë projektligj që amniston të dënuarit nga GJKKO apo persona që janë nën hatim nga SPAK.” – tha ai.
Më tej Alibeaj, duke iu referuar pak ditë më parë deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, se socialistët i kanë siguruar votat, u shpreh se “nëse ministri me arrogancën e tij thotë se do të sigurojë vota, që do të thotë do të peshkojë vota, kjo është t’i shpallësh luftë drejtësisë, t’i shpallësh luftë SPAK-ut dhe GJKKO-së”.
“Një amnisti që përfshin edhe të dënuarit nga GJKKO, apo të hetuarit nga SPAK, votat e PD nuk do t’i ketë.” – përfundoi zyrtari i lartë i PD-së.