Nuk kuptohet ku qëndron “problemi” i PD-së së Berishës me votimin dhe numërimin elektronik

Nga Joni Myshketa

Ndërkohë që teknologjisë sot po i besojmë gjithçka, ku përmes saj marrim dhe japim shërbime, kryejmë dhe marrim pagesa të bëra online, regjistrojmë të dhënat tona duke eliminuar burokracinë në disa raste, rradhët e gjata e ecje jakjet e pakuptimta, thjeshtë për të qenë më efikas dhe efiçent, pra për të fituar më tepër kohë e për të harxhuar më pak energji.

Rishtas na del ky pretendim që votimi elektronik aq shumë kërkuar nuk na qënkërsh I duhuri, duke harruar nga ne dhe ata që janë marë me proçeset zgjedhore se sa e vështirë, e lodhshme, e stërmundimshme është impenjimi I mijëra burimeve njerëzore për atë ditë, duke I stresuar, trysnuar e stërmunduar me netë pa gjumë, gjatë proçesit të numërimit sidomos, duke I vënë dhe para përgjegjësisë penale që kanë.

Ku pa menduar asgjë tjetër si presionet, apo joshjet përmes premtimeve e shumave të parave që ofrohen, vetëm lodhja e gabimet njerëzore prej saj, duhet të mbartin kosto para ligjit dhe shumë herë vendet e numërimit janë kthyer në Arena përleshje mes militantësh aq shumë saqë I kanë kthyer dhe në çështje personale me rivalin e kahut tjetër duke harruar që mund të kenë qenë miq, komshi, kolegë etj…

Vetëm këtu tek ne ndodh që pas votimit rezultati del pas një jave e kusur vetëm për shkak të sa më lart, kurse në realitete me mbi 60 milion banor rezultati del po atë ditë 2 ose 3 ore pas votimit e kjo përmes teknologjisë.

Nuk them që nuk ka shkallë gabimi, por eliminon të gjitha sa më sipër e jo vetëm kaq.

Të mos bëhemi naiv miq , specialistët e rilindjes nuk janë aq diletant sa të ndryshojnë rezultatin në kuti, ata e parapërgatisin atë në favor të tyre më herët duke përdorur pushtetin në mënyrë të paligjshme, mediat që kanë në borderitë e tyre, të fortët si partner etj…

Pra atë çka duhet të bëjë Pd nuk është kjo që bën për arsyet që ajo i di vetë.

Ajo nuk duhej të bëhej palë me turpin e amnistisë penale e listave të mbyllura duke zhbërë kësisoj demokracinë e vullnetin e elektoratit, madje duke e demotivuar atë in primis gjithashtu dhe ata që aspirojnë për të qenë pjesë përfaqësuese ne garën elektorale, duke I trajtuar disa të nënës e disa të njerkës me të famshmen shpikje të 2 listave prefernciale pra dhuratë nga kryetari I partisë pamvarësisht se çfarë thonë sondazhet dhe listës se gladiatorëve të cilët realisht duartrokiten nga publiku e janë përherë në vijë të parë të zjarrit, por çe do që nuk janë aq të “pastër” sa I do kryetari i radhës, pasi vetëm përmes “pastërtisë” së tyre mund të mos devijojnë nga vija e kryetaroparitsë..

Ajo duhet të ngrihet mbi veten të cilën nuk po e gjen me çdo faktor opozitar, në bashkërendim me çdo qytetar të vendit për të ngjallur besimin e për të qenë një alternative reale dhe serioze e së nesërmes, por kjo nuk po ndodh e madje e kundërta po materializohet duke I dhuruar mandatin e 4-tërt totalisht të pamerituar një çete që këtë vend e ka katandisur në një grusht.

Nuk ka pushtet që tjetërson vullnetin e një populli kur e ke me vete përmes:

ndershmërisë
real politikës njerëzore e jo personale
koherencës
arsyes
bashkëpunimit duke ndërtuar ura e jo duke I hedhur në erë ato për interesa totalisht personale në kurriz të një populli të vrarë në shpresë që aq shumë shpreson në ndryshim…

Exit mobile version