“Nuk luftohet korrupsioni me shokët e Ramës dhe me Metën e Roshin”, Basha në Laprakë: Programi i Koalicionit Euroatlantik e ka bazën tek mbështetja pa kushte ndaj SPAK

Gjatë takimit në Laprakë, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, theksoi se taksat e shqiptarëve, që aktualisht përfundojnë në xhepat e shokëve të kryeministrit Rama, do t’i kthehen qytetarëve. Basha u shpreh se programi i koalicionit fokusohet në zhvillimin ekonomik, rritjen e pensioneve dhe mbështetje për rininë, duke krijuar 25 mijë vende pune në sektorin e teknologjisë së informacionit me paga dinjitoze.

Ai gjithashtu theksoi mbështetje të plotë për SPAK dhe betejën kundër korrupsionit, duke shtuar se kjo është ajo që i diferencon nga forcat e tjera politike.

“Taksat e shqiptarëve, taksat tuaja që i paguani ditë për ditë më të larta në Ballkan, se si përpihen këto para dhe përfundojnë në xhepat e shokëve të Ramës, apo do ia kthejmë këto taksa shqiptarëve. Programi jonë bazën e ka zhvillimin ekonomik, rritja e pensioneve, mbështetja e rinisë, hapja e vendeve të punës në sektorin e teknologjisë së informacionit me paga dinnjitoze për të rinjtë shqiptarë, për 25 mijë të rinj dhe të reja shqiptare, siç e kemi ne investimin më të madh publik në buxhetin që parashikojmë për katër vitet e ardhshme për Shqipërinë. Të gjitha këto bazën e kanë te diçka që na diferencon dhe na dallon 100% nga çdo forcë tjetër politike në këto zgjehdje: mbështetja totale dhe pa rezerva ndaj SPAK. Me vepra, jo me fjalë. Sepse synimi ynë nuk është t’i servirim shqiptarëve byrekun e vjetër të premtimeve bajate elektorale”, u shpreh ai.

Basha më tej tha se Rama dhe Berisha nuk e duan SPAK-un sepse SPAK dhe beteja që ka nisur kundër korrupsionit është kërcënim për të gjithë të korruptuarit. Sipas tij, kjo shihet edhe me kandidatët që kanë në lista, tek 5-sa është vazhdim i korrupsionit me shokët e 7×7=313 dhe 1-shi që do luftojë korrupsionin me Ilir Metën, e krimin me Elvis Roshin.

“E dimë fare mirë as 5-sa, as 1-shi nuk e duan SPAK-un, e shohin si kërcënim dhe kanë të drejtë sepse SPAK dhe beteja që ka nisur kundër korrupsionit është kërcënim për të gjithë të korruptuarit, është kërcënim për shokët e Ramës të cilët ai do t’i nxjerr nga burgu. Është kërcënim për shoqet valltare me rripa 1600 euro që hedhin vallen nga belaja dhe sigurisght për ata që ta vënë mendjen në punë më 11 maj. Kjo është thirrja jonë, të vendosim mendjen në punë e të votojnë me zemër për veten e tyre me dhembshuri për familjet e tyre, për fëmijët e tyre. Është e qartë që propozimi që të luftojmë korrupsionin me Ilir Metën deputet, e të luftojmë krimin me Elvis Roshin deputet, është një gënjeshtër e mirëfillt. 5-sa është dështim, është vazhdim i korrupsionit, 1-shi është riciklim i rrangallave të korrupsionit. E vetmja shpresë për ndryshim të vërtetë që nis nga lufta kundër korrupsionit dhe çlirimi i milionave dhe miliardave që korrupsioni iu kushton shqiptarëve, është vota për Koalicionin Euroatlantik, për numrin 4”, tha Basha.

Exit mobile version