Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në qytetin e Elbasanit. Në fjalën e tij, Basha tha se ka ardhru koha që më 11 maj t’i themi boll korupsionit të 12 viteve, ku ikën një i koruptuar dhe vjen një tjetër. Sipas tij, ata që i kanë future duart në xhepat e shqiptarëve, duhet të shkojnë të gjithë tek 7×7=313.
Ai me tej tha se edhe doktori që flet për luftë kundër korrupsionit, u ofron shqiptarëve ilaçe të helmatisura, si Edmont Haxhinasto, Ilir Meta dhe Elvis Roshin.
Basha më tej tha se Koalicioni Euroatlantik, është e vetmja forcë politike që qëndron për luftë kundër korrupsionit dhe mbështetje për SPAK. Sipaas tij, numri 4 në këtë garë qëndron për njerëzit, për qytetarët, për familjarët, për fëmijët, për Elbasanin, për Shqipërinë.
Pjesë nga ffjala e Bashës:
Boll më me të korruptuar pas të korruptuatish, ik një, arresto një, hajde një tjetër. 12 vite, ku i ka shokët Rama? Me zi paske prit? Tek 7×7=313, dhe me shaka kemi thënë që kur të mbushet, do bëjmë gati 414, po s’ka nevojë se kemi dhë këtu disa facilitate, afër tek Metalurgjiku. Do ti bëjmë gati ato qeli edhe për të korruptuarit e tjerë, shokët e tjerë, shoqet e tjera të Edi Ramës nga Tirana, në Elbasan dhe në të gjithë Shqipërinë ata që i kanë future duart në xhepat e shqiptarëve. Sepse sikur për asgjë tjetër, Koalicioni Euroatlantik qëndron për luftë kundër korrupsionit, mbështetje për SPAK, të gjithë shokët tek 7×7=313, vetëm me numrin 4.
Se të tjerët flasin për të luftuar krimin dhe korrupsionin, po shiko ça bëjnë, shiko ilaçet që shkru doktori tashi, dhe s’ka faj, se mosha bën të vetën. Ilaç kundër korrupsionit, Etmond Haxhinasto! E qeshura e juaj i thotë të gjitha, ka nevojë ta vazhdojë më. Luftë kundër korrupsionit, duke nxjerr Ilir Metën nga burgu! Luftë kundër krimit, Vis Roshin, kryebashkiakun e inkriminuar të Kavajës, për të cilin ligji i dekriminalizimit që ne kaluam, e nxorri nga detyra dhe e bëri shembull në të gjitha raportet. Pra, këto janë ilaçet e helmatisura që ju thash. Dhe dua t’ia them çdo qytetari të Elbasanit, po se po votuesve tanë, mbështetësve tanë që në këto javë të fuqishme të fushatës, janë shtuar e janë rritur kudo anembanë qarkut të Elbasanit e dua t’i falënderoj nga emra për mbështetjen e jashtëzakonshme dfhe të merituar për kandidatët tanë të mrekullueshëm. Se e kanë kuptuar të parët që Koalicioni Euroatlantik është e vetmja forcë politike që është në këtë betejë në këtë garë për ju, për njerëzit, jo për karriget tona, jo për veten tonë, por për njerëzit, për qytetarët, për familjarët, për fëmijët, për Elbasanin, për Shqipërinë.
Pra, e kanë kuptuar fare qartë se me ta jo vetëm qënuk ka ndryshim, pork jo i vjen në ndihmë Edi Ramës. Se fatkeqësisht, kësaj radhe çdo votë për 1-shin, është votë për Ilir Metën, për Etmond Haxhinaston, për Elvis Roshin, është votë për riciklimin e rrangallave të tranzicionit e të korrupsionit.