Një pjesëtar i Forcave Ajrore të SHBA-së, i identifikuar si Aaron Bushnell, 25 vjeç, ka ndërruar jetë në spitali për shkak të djegieve të mëdha, pasi një natë më parë i vuri flakën vetes përpara ambasadës izraelite në Uashington DC.
BBC raporton se Oficerët e Shërbimit Sekret të SHBA-së shuan flakët dhe arritën të shpëtonin fillimisht ë riun dhe ta dërgonin në spital me lëndime të rënda, por më pas ai ka ndërruar jetë.
Para se t’i vinte flakën vetes, ai tha se “nuk do të ishte më bashkëpunëtor në gjenocid”, sipas BBC.
Kujtojmë se ambasada izraelite në Uashington ka qenë vendi i protestave të vazhdueshme kundër luftës në Gaza, ndërsa numri i civilëve të vdekur në enklavën e shkatërruar vazhdon të rritet, me më shumë se 29,000 të vdekur, sipas zyrtarëve të ministrisë lokale të shëndetësisë.
Në dhjetor, një protestues po ashtu u vetëdogj përpara konsullatës izraelite në Atlanta në atë që policia tha se ishte “një akt ekstrem i protestës politike”.