Elona Caslli
Fallxhori i Kombit…
Nuk e di në ç’vend një Kryeministër shndërrohet në fallxhor.
Fotografia që shfaq Kryeministrin duke lexuar fallin e Kombit, është fotografia që ne si Komb e kemi shkrepur.
Ne i kemi lejuar një Kryeministri të pozojë bashkë me filxhanin e tij dhe mandej përmes fjalëve parazitare të na shohë fallin si komb.
Nuk mjaftojnë gjuhët e të gjithë botës për të përshkruar një pamje kaq tragjike.
Një gjuhë e re duhet krijuar për të shprehur këtë gjendje anomalie të pashembullt në vend.
Fallxhori në Krye të Kombit, në atë filxhan lexon figurën e errët të një Diktature Moderne, e cila vërvitet frikshëm mbi kafkat tona, si për të na kujtuar faktin se 30 qershori është dita që vendos ribashkimin tonë më të shkuarën apo divorcin përfundimtar prej saj.
Post Scriptum- Kush voton më 30 qershor, nuk voton pro Partisë Socialiste, por voton kundër Shqipërisë.