Nuk ndalet grykësia, Edi Rama gllabëron edhe 2800 m2 për biznesin e tij me stadiumin

Deklarata për mediat e zëdhënëses së PD, Ina Zhupa
Grykësia e Edi Ramës, me aferën e stadiumit Qemal Stafa, nuk ndalet. Pak ditë më parë, ai ka vendosur të shtojë edhe 2800 metra katrorë për biznesin e tij në zonën më të shtrenjtë e më të leverdishme të Tiranës.
Edhe 2800 metra më shumë për qendrën gjigande të tregtisë, me dyqane, bare, restorante, dhoma e suita hoteli.
2800 metra katrorë që bëhen përjetë pronë e klientit, pas të cilit fshihet në të vërtetë Edi Rama.
Ja ku është vendimi i qeverisë, ku 2800 metra katrorë, pronë e bashkisë, e qytetarëve të Tiranës, kalojnë për dyqane e hoteleri, për aferën më të madhe financiare të Edi Ramës.
Ndërsa mban te fshehte pikën kryesore të kontratës, dhe nuk bën transparencë si si i ka ndarë metrat, sa ka lënë për qytetarët, për sportin, e sa për qendrën e tij të madhe të biznesit, shkon edhe më larg e vendos të kafshojë edhe 2800 metra tokë në mes të Tiranës për interesat e tij financiare.
Kjo është një babëzi e pashoqe, të cilën, ashtu si gjithë këtë aferë korrupsioni, Partia Demokratike nuk e njeh, dhe do ta anullojë me marrjen e drejtimit të vendit.
Edi Rama nuk do të bëhet pronar i përjetshëm i dhjetra mijë metrave katrorë në zemër të Tiranës.
Prona do ti kthetet qytetarëve, dhe llogaritë e Ramës me miliona euro për metra katrorë do të bëhen nul.
Do të ketë stadium ku prioritet ka sporti e spektatori, ku do të respektohen standartet më të larta olimpike.
Shqipëria do të jetë më mirë pa Edi Ramën.

Artikulli paraprakMirësevini në Amerikën e Trumpit
Artikulli tjetërPse policia gënjeu për vjedhjen e mbi 100 milionë lekëve në BKT në bllok?