Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të shtunë është ndalur në Njësinë 7 në kryeqytet ku do të ketë takime me qytetarë e sipërmarrës të kësaj zone.
Ditën e ka nisur me një kafe pune me banorë të një prej lagjeve të kësaj njësie nga ku më paa do të vijojë takimet derë më derë në kuadër të turit të takimeve në të gjithë Shqipërinë.
“Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë nga Njësia 7 në Tiranë”, – ka postuar Basha në rrjetet sociale.