Nuk ndryshojnë masat e kufizimit të levizjeve nga virusi

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka bërë me dije se në ditët në vazhdim do të mbeten në fuqi të njëjta masat anti Covid.

Sipas Mira Rakacollit, këto masa, duke përfshirë edhe orën policore, duke nisur nga ora 20:00 deri në 06 të mëngjesit, të mbeten në fuqi për dy javë.

“Shifrat janë si rezultat i masave të propozuara nga komiteti 2 javë më parë. Ka një përmirësim të lartë nga ndërgjegjësimi i shqiptarëve. Europa po përballet me një rritje të numrit të të infektuarve. Pavarësisht uljes së indikatorëve, situata vazhdon të jetë delikate. Të mbetën të njëjtat masa edhe për 2 javë të tjera. Ora policore nga ora 20;00 deri ne orën 06:00, ndalimi i grumbullimeve me më shumë se 10 persona”, tha Rakacolli

Artikulli paraprakLufta e vaksinave, gjenden 29 milionë doza AstraZeneca të fshehura në Itali
Artikulli tjetërTë rinjtë i bashkohen Bashës në Tiranë për ndryshimin