Nuk ngopen, 49 miliardë lekë tendera për Fushën vetëm nga Bashkia, ja ku shkojnë paratë e taksapaguesve

Drejtorja e Open Data, Aranita Brahaj ka treguar sot emrat e 5 kompanive më të madha që kanë fituar më shumë tendera në katër vite nga 61 bashkitë e vendit.

Në këtë listë janë: Fusha shpk, GPG Company shpk, Salillari, Alko IMPEX General Construction dhe Vëllezërit Hysa shpk.
Në një reagim në Facebook, Brahaj ka treguar dhe shifrat e parave që këto kanë fituar nga tenderat, ku shihet se Fusha shpk ka arritur të marrë 4 922 891 411 Lekë

POSTIMI I PLOTË
5 kompanitë BIG, tenderat e bashkive 2015 – 2019. Këtu është një listë e pesë kompanive që morën me numrin më të lartë të tenderëve nga 61 bashki për këto katër vjet.
Fusha shpk ëith contracts signed for a total of 4 922 891 411 Lekë http://prokurimetransparente.al/…/…/limit_fond/100%20infinit?
GPG Company shpk ëith contracts signed for 2 005 352 859 Lekë http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/J64324443V?

Salillari ëith contracts signed for 1 570 604 436 Lekë http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/J62903125G?
Alko IMPEX General Construction http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/J62903125G?
Vëllezërit Hysa (Hysa Brothers) http://prokurimetransparente.al/…/l…/corporate_id/K12911201C?

Baza e të dhënave do të përditësohet me rezultatet e tenderëve të shpallur gjatë muajve të parë të vitit, të cilat tani janë duke u vlerësuar dhe përfunduar. Për më tepër, tenderët do të vazhdojnë të shënohen për mandatin vijues të kryetarëve.

Nëpërmjet 36 tenderave, Bashkia Tiranë i ka dhënë kompanisë “Fusha shpk”, rreth 30 milion euro, në vetëm 4 vite drejtim nga Erion Veliaj. Sipas “Openprokurement Albania”, nga 44 tendera publik që ka fituar në shkallë vendi, 22 kanë shkelje të procedurave të tenderimit, nga të cilat, 17 nga subjekti Bashkia Tiranë dhe 5 nga Bashkia Vorë. Shkeljet konsistojnë në mungesë të konkurentëve në garë apo skualifikim i operatorëve përvec fituesit.

Kompania “Fusha shpk” me administrator shtetasin Petrit Fusha, është përfituesja më e madhe e fondeve publike nga Bashkia Tiranë. Gjatë periudhës 2015-2019, Fusha shpk, e konsideruar si një prej klientëve me të afërt me pushtetin aktual, ka fituar, vetëm nga bashkia Tiranë, 36 tendera, me vlerë totale mbi 3.6 miliard lekë apo afro 30 milion euro.

Kjo kompani, është fituese e tenderave, thuajse gjithmonë duke paraqitur vlerën më të lartë të ofertës, krahasuar me operatorët e tjerë në garë, çka përbën shkelje të kritereve proceduriale të tenderimit. Sipas të dhënave të publikuara në faqen e “openprokurement Albania”, në mënyrë të përmbledhur për 36 tenderat, fondi limit ka qenë rreth 3miliard e 690 milion lekë, ndërkohë që vlera totale e shpallur fituese, është rreth 3 miliard e 634 milion, me një diferencë krejt të papërfillshme mes tyre, që flet qartë për favorizim të klientit.

Firma FUSHA shpk, rindërtoi Sheshit “Skënderbej”, ku vetëm për fazën e parë të rikualifikimit urban të tij, fitoi tenderin me vlerën më të lartë të shpallur dhe prokuruar në vitin e parë të mandatit të qeverisjes vendore 2015 – 2019, në vlerë rreth 527 milion lekë ose 4.2 milion euro.

Po për objektin e rikualifikimit urban të sheshit “Skënderbej” në fazën e parë, “Fusha shpk” ka përfituar edhe një shtesë kontrate me vlerë mbi 105 milion lekë, duke e çuar në total shifrën për një objekt të vetëm tenderimi, në rreth 5 milion euro. Po në kufijtë e fondit limit të vënë në dispozicion për fazën e dytë të rikualifikimit të sheshit “Skënderbej” klienti i privilegjuar i Erion Veliajt, fiton tenderin me vlerë

afro 980 milion lekë, i cili edhe në këtë rast pasohet me një shtesë kontrate prej 195 milion lekë. Fusha shpk është e kudogjendur në kampet e hapura të punës ku investon Bashkia e Tiranës. Edhe ndërtimi i parkimit nëntokësor në sheshin “Skënderbej” i është besuar Fushës.

Kjo e fundit ndërton, asfalton, mirëmban, furnizon, me pajisje teknike apo pemë dekorative, pastron qytetin dhe kryen dhjetëra shërbime, që përfshijnë dhe tejkalojnë fushën e veprimtarisë për të cilën është krijuar. Fusha shpk ka fituar shumë prej tenderave edhe në nivel të qeverisjes vendore, ndër ta edhe atë për rindërtimin e Bulevardit të Vlorës, me një vlerë prej 8 milion euro, por që përmbytet sa herë bie shi.

“OpendataAlbania” në rubrikën e saj “Red flag” ku klasifikon tenderat, procedurat e të cilëve janë shkelur, konstaton se 22 tendera të fituar nga Fusha SHPK, kanë shkelje proceduriale, ndër ta 17 të tenderuar nga Bashkia Tiranë dhe 5 nga Bashkia Vorë.

Shkeljet proceduriale të tenderimit që rendit “OpendataAlbania” në rubrikën që alarmon me “Flamur të kuq”, konsistojnë në mungesë të konkurentëve në garë apo skualifikim i operatorëve përveç fituesit. Fusha shpk është kompania që do të zbatonte projektin ambicioz të Bashkisë Tiranë për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar mbi truallin e atij ekzistues, si dhe disa kulla përreth tij. Projekti ka mbetur pezull falë rezistencës tashmë një-vjeçare të artistëve të mbështetur edhe nga qytetarët e Tiranës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, si vlerë kulturore identitare e Kryeqytetit.

Artikulli paraprakLubonja: Nuk është vetëm Kajmaku, Rama kap ca njerëz që kanë para nga krimi dhe me ta qeveris…
Artikulli tjetërSehiri kriminal i Qeverisë