“Nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit dhe vartësit të tij”, zbardhen detaje nga hetimi për Ilir Beqajn

Zbardhen të tjera detaje nga dosja hetimore në lidhje me çështjen e sterilizimit, për të cilën GJKKO caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Sipas SPAK, ish-ministri Beqaj nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj si dhe nuk konstatoi fryrjen e kostove nga ana e komisionit.

Ndërkohë, GJKKO caktoi për Beqajn edhe masën e bllokimit të pasaportës, ndërkohë ish-ministri theksoi se nuk do të ankimonte masën, pavarësisht disa procedurave që nuk ishin ligjore sipas tij.

Artikulli paraprakDy raste vetëvrasjesh të shqiptarëve në Britani, më mirë vdékje se kthim në Shqipëri
Artikulli tjetërNga temperatura të ngrohta në të ulëta/ Si pritet të jetë moti në vijim?