“Nuk po arrestohet opozita, por ata që e morën peng opozitën për këtë ditë!”/ Namir Lapardhaja: Arrestimi i Ramës, dialektikë e pakthyeshme

Nga Namir Lapardhaja

Pasi e marrin peng dhe zvarrë opozitën për 3 vite me radhë, tani që përballen me drejtësinë thonë që po arrestohet opozita!

Jo, zotërinj! Nuk po arrestohet opozita, por të korruptuarit e djeshëm dhe të sotëm. Kemi 3 vite që na ra goja që e duan opozitën si bunker për hallet e tyre me drejtësinë.

Ja, koha është gjykatësi më i mirë.

Pavarësisht kësaj, opozita ka ende kohë dhe mundësi ta tejkalojë ngërçin e saj.

Nëse do lënë nam në Strasburg dhe Bruksel, thjesht do bëhen qesharak në sytë e botës dhe të neveritshëm në sytë e shqiptarëve.

Është koha që opozita të mblidhet në një front anti Ramë, anti Berishë, anti Metë, pro SPAK, pro Drejtësi, pro Halleve të Njerëzve!

Opozitën nuk mund ta përfaqësojë Meta nga qelia dhe Berisha nga Ballkoni!

Opozita sot do duhej të fliste për hallet e njerëzve, sepse koha po i jep të drejtë denoncimeve të saj.

Shihni vetëm listën e Durrësit, se si 3 deputetë të pushtetit janë në rrjetën e SPAK-ut, për të kuptuar se sa afër pushtetit do ishte sot po të mos ishte marrë peng nga Berisha dhe Meta.

Rama është peshku i radhës në rrjetën e drejtësisë! Kjo është dialektikë e pakthyeshme.

Opozita t’i thërrasë mendjes dhe të kthehet te njerëzit.

Artikulli paraprakBasha komenton raportin e World Justice: Shqiptarët janë më të varfërit në Europë, sepse kemi qeverinë më të korruptuar i Europës
Artikulli tjetërKE kërkon të tjera arrestime: Korrupsioni rrezik i madh për Shqipërinë, godisni nivelet më të larta!