Nuk do ta lëmë të ardhmen në duart e krimit

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi dje se, nga sot Edi Rama është vetëshpallur kryeprokurori i Shqipërisë. Përmes një prononcimi mediatik, Alibeaj u shpreh se ai ka kohë që bën shaka me shqiptarët dhe që nuk tregon minimumin e respektit për opozitën, që nuk ka asnjë ndjeshmëri për aspiratën e shqiptarëve, të cilët duan të integrohen në Bashkimit Europian. “Respektimi i Kushtetutës i faktit që drejtësia duhet të jetë e pavarur, që në momentin që mazhoranca votoi si kryeprokuror Edi Ramën, nuk mund të flasim më për drejtësi. Protesta e opozitës është për mbrojtjen e Kushtetutës me çdo kusht dhe mbi të nuk ka asgje, mbrojnë të drejtën e tyre, në një vend minimalisht civil dhe nuk duan t’ja lënë krimit që të mbizotërojë, këto ishin dilemat që ka pasur opozita dhe populli sot, do tia lëmë të ardhmen krimit apo do ta mbrojmë. Këto hapa konsistojnë për të parë kushdo deligjitimimin e Parlamentit, nga ky moment, me një qeveri, e cila ka vetëm një hall të jetë Edi Rama prokurori i përgjithshëm, me një Parlament të mbushur me kriminelë. Do të marrim masat në porpocion me atë që kërkon situata aktuale me të ardhmen e këtij vendi. Kjo çështje është përtej mureve të Parlamentit, prek çdo shqiptar, janë të drejtat e çdo shqiptari, ky njeri që ka marrë të gjitha pushtetet në një dorë. Reagimi i opozitës ka filluar nga momenti kur këta gjynahqarë nxorrën ca memo dhe filluan një proces për të zgjedhur prokurorin. Ne kemi çuar ligjin në Gjykatën Kushtetuese, por kjo mazhorancë nuk pyet për vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne do t’i vazhdojmë rrugët politike dhe parlamentare, në mënyrë paralele, për të ruajtur atë që është vlera bazike e shqiptarëve, Kushtetuta”, shprehet Alibeaj. Ai është shprehur i habitur me deklaratën e Ambasadës amerikane që deklaroi se Reforma në Drejtësi po zbatohet dhe se populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. “Unë habitem nga një deklaratë e tillë, sepse ajo farsë duhej të kishte bërë përshtypje në një vend që kërkon drejtësi jo të kapur politikisht”, tha Alibeaj. Më pas, Alibeaj u shpreh se është dhunuar Kushtetuta sot dhe se kryeministri është dhe Kryeprokuror tani, i cili do të mbyllë dosjet e krimit të qeverisë së tij. “Ja arritëm ditës që kryeministrin ta kemi edhe kryeprokuror, sot kemi një Kushtetutë të thyer, sot kemi një vend, i cili i dha një goditje të fortë Reformës në Drejtësi, sepse për këdo do të ishtë fyerje nëse do të besonte që kryeministri është kryeprokuror dhe do të vendosi drejtësi. Dramë e madhe dhe sot tregoj qartë dhe saktë se çfarë synimi ka pasur. Kemi Prokuror të Përgjithshëm Edi Ramën, i cili do të mbylli dosjen e Tahirit. Sapo filloi procedura e zgjedhjes së prokurorit patëm uzurpim. Që në momentin e parë dihej se cili do të ishte emri i Prokurorit të Përgjithshëm”, tha Alibeaj.

Exit mobile version