Disa ditë më parë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, gjobiti rreth 100 parti politike me nga 1 mijë USD për refuzimin për të treguar burimet e financimit si dhe për mos deklarim të raporteve financiare vjetore për vitin 2020. Në Shqipëri janë regjistruar 131 parti politike, nga të cilat vetëm 22 janë funksionale dhe reale. Sipas ligjit të vitit 2000 për partitë politike, i ndryshuar, partitë kanë detyrim që për çdo vit të dorëzojnë në KQZ raportet financiare, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës. Meqenëse pjesa dërrmuese e subjekteve publike janë parti fantazmë, pa adresë dhe pa anëtarë, 106 prej tyre nuk kanë dorëzuar raportet financiare në KQZ sipas ligjit.
Po kush janë kryetarët e partive politike, të cilët nuk tregojnë burimet e financimit? 9 parti të kësaj liste drejtohen nga deputetë aktualë dhe zgjedhur në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit 2021. Në listë nuk mungon ‘treshja e famshme’, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri dhe Kostaq Papa, të cilët aktualisht janë deputetë, ndonëse partitë e tyre kanë vetëm ermin në letër. Është ndëshkuar nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve edhe Partia Balli Kombëtar me në krye Adriatik Alimadhin, aktualisht deputet. Pjesë e listës është edhe Partia Agrare Ambientaliste, me kryetar Agron Duka, i zgjedhur deputet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Janë ndëshkuar me gjobë edhe LZHK-ja e Dashamir Shehut, i rizgjedhur deputet si dhe Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare me në krye deputetin Myslim Murrizi, por edhe avokati Spartak Ngjela.
Nuk ka treguar burimet e financimit për vitin 2020, as Balli Kombëtar Demokrat me kryetar Artur Roshin si dhe Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut, me në krye Ligoraq Karamelon, gjithashtu deputet. Nuk ka paraqitur raportin financiar as Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, me kryetar Eduard Ndocaj, ish-deputet, i njohur edhe si ‘Kauboji’. Është gjobitur edhe Partia Bindja Demokratike, aktualisht pa kryetar pas dorëheqjes së Astrit Patozit. Pjesë e listës janë gjithashtu partitë më në krye Sazan Gurin, Gjergj Bojaxhi, Arian Galdini, Abdi Baleta etj. Në listën e subjekteve të ndëshkuara figuron edhe Partia Demokrate e Re, e drejtuar më parë nga Genc Pollo, pas konfliktit me Sali Berishën në ’98.
Partitë dhe kryetarët e tyre të gjobitur nga KQZ-ja
Partia Kombëtare Konservatore Albania, kryetar Kujtim Gjuzi
Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar, kryetar Selami Jenishehri
Partia e Emigracionit Shqiptar, Kostaq Papa
Partia Balli Kombëtar, Adriatik Alimadhi
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë, Agron Duka
Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi
Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi
Partia Lëvizja për të Drejtat e Njeriut, Ligoraq Karamelo
Partia Lidhja e Blertë Shqiptare, Brixhida Kokedhima
Aleanca Evropiane Ekologjike, Sazan Guri
Partia “Sfida për Shqipërinë”, Gjergj Bojaxhi
Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, kryetar Eduard Ndocaj
Partia për Liri Demokraci dhe Etikë, kryetar Arian Galdini
Partia Bindja Demokratike, Astrit Patozi (dorëhequr si kryetar)
Partia “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak. Ngjela
Partia Rimëkëmbja Kombëtare, Abdi Baleta
Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, kryetar Gaqo Apostoli
Aleanca Arbnore Kombëtare, me kryetar Gjet Ndoj
Partia Demokrate e Re, Genc Pollo ish kryetar
Partia G99, Ervin Mete
Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë, kryetar Zef Bushati
Aleanca Popullore për Drejtësi, kryetar Bilal Kola
Partia Punës Shqipërisë, Bardhyl Hazizaj
Partia Rruga e Vërtetë Shqiptare, kryetar Muharrem Doda
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë, kryetar Kadri Isufaj
LEXO EDHE Studiuesi: Dialogu Prishtinë-Beograd, po na del vllaznimi mes Ramës e Vuçiç
Partia e Pajtimit Kombëtar Shqiptar, me kryetar Spartak Dobi
Aleanca Demokratike, me kryetar Kujtim Spahiu
Partia Shqiptare Atdheu, kryetar Kreshnik Osmani
Partia e të Drejtave të Mohuara, kryetar Ilir Vata
Partia Toleranca e Re e Shqipërisë, kryetar Avni Keçi
Partia e Çështjeve Shqiptare, kryetar Bujar Shurdhi
Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve, kryetar Astrit Kostori
Partia për Europianizim dhe Integrim të Shqipërisë, kryetar Rivelino Cuno
Partia Ora e Shqipërisë, kryetar Zef Shtjefni
Partia Aleanca Kuq e Zi, kryetar Lumturi Ratkoceri
Partia e Biznesit Shqiptar, kryetar Luan Shazivari
Partia Përparimi Kombëtar i Shqipërisë, kryetar Myrto Xhaferi
Partia e Blertë Shqiptare, kryetar Nevruz Maluka
Partia e Prosperitetit Demokratik të Shqipërisë, kryetar Yzeir Fetahu
Partia Universale Shqiptare, kryetar Rasim Ciku
Partia Liberale Shqiptare, kryetar Valter File
Partia Ekologjike, kryetar Alban Rabo
Partia Socialpunëtore e Shqipërisë, kryetar Ramadan Ndreka
Partia Socialreformiste e Shqipërisë, kryetar Rustem Tare
Partia Besëlidhja Kombëtare Demokratike Shqiptare, kryetar Ali Nezaj
Lëvizja Demokratike për Vlera, Mirëqenie, Progres, kryetar Arben Tafaj
Partia Alternative Republikane, kryetar Shemsedin Memia
Partia Konservatore, kryetar Armando Ruço
Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar, kryetar Agron Prebibaj
Partia Bashkësia Kombëtare Shqiptare, kryetar Henri Perolli
Partia Triumfi i Legalitetit, kryetar Muharrem Dashi
Partia Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare, kryetar Sinan Lulaj
Partia Alternativa Liberale e Shqipërisë, kryetare Angjela Hassani
Partia Komuniste e Shqipërisë, kryetar Qemal Cicollari
Partia e të Majtës Demokratike Shqiptare, kryetar Ardian Abdalli
Partia Ambientaliste, kryetar Nasi Bozheku
Partia Aleanca Nacionale Shqiptare, kryetar Eduard Perjaku
Partia Reformave Demokratike Shqiptare, kryetar Skender Halili
Partia Lëvizja Shqipëria e Re, kryetar Edmond Vlasiraj
Partia Lidhja për Drejtësi dhe Progres, kryetar Elmaz Sherifaj
Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, kryetar Nikolin Staka
Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, kryetar Pal Shkambi
Partia “Forca Rinia”, kryetar Dritan Broka
Partia “Shkodra 2015”, kryetar Vullnet Elbasani
Partia Mendimi i Djathtë Liberal, kryetar Mustafa Mici
Partia Demokracia Paqësore e Shqipërisë, kryetar Haki Hysa
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve, kryetar Ymer Kurti
Partia Aleanca Socialiste Shqiptare, kryetar Donald Shena
Partia Shpresa Demokrate, kryetar Pellumb Plinci
Partia Ardhmërija Shqiptare, kryetar Emin Subashi
Partia Komuniste e Shqipërisë 8 Nëntori, kryetar Preng Çuni
Partia Demokratike Peza Gjirokastër e Shqipërisë, kryetar Fetah Dedej
Partia Integrimit Social Kombëtar Shqiptar, kryetar Petrit Memia
Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, kryetar Edmond Themelko
Partia Demokracia e Re e Djathtë Shqiptare, kryetar Koci Tahiri
Partia Fronti i Majtë, kryetar Marko Dajti
Partia Shqipëria e Re, kryetar Oltion Kordha
Partia Lëvizja Elitare Kombëtare, kryetar Ergjent Bufazi
Partia Shqiptare e Rindërtimit, kryetar Ramiz Grifsha
Lista për Shqipëri Natyrale, kryetar Koço Danaj
Partia Aleanca Kombëtare, kryetar Krenar Tahiri
Partia Progresi Social Kombëtar, kryetar Agim Katana
Partia Aleanca për Europën, kryetar Tomorr Imeri
Partia Demokratike e Bashkimit Myslyman të Shqipërisë, kryetar Osman Mema
Partia Personat me Aftësi të Kufizuar, kryetar Afrim Jeshili
Partia Sigurisë Kombëtare Shqiptare, kryetar Haxhi Bardhi.
Partia Socialiste e Vërtetë ’91…
Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare…
Partia Indipendentëve ( Centriste) të Shqipërisë…
Partia Nacional Demokrate e Shqipërisë…
Partia Lidhja Popullore Shqiptare…
Partia Nacionaliste Shqiptare…
Partia e Djathtë Demokratike e Shqipërisë…
Partia Drejtësia Shoqërore…
Partia Progresi Demokratik…
Partia Mbrojtja e të Drejtave Kombëtare…
Partia e Re Socialiste e Shqipërisë…
Partia Ideali Demokratik Shqiptar…
Partia Lëvizja për Demokraci…
Partia Ideali komunist….
Partia Lidhja Kombëtare Shqiptare…
Partia Qytetare Shqiptare…
Bold News