Nuk u përfshi në listë nga Silvinjo, Arbnor Muja shpërthen me gol dhe asist në Superligën turke

Arbnor Muja nuk arriti të merrte një ftesë nga trajneri Silvinjo për ndeshjet e muajit shtator, teksa është “kundërpërgjigjur” me gol dhe asist në elitën e futbollit turk.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare u shndërrua në protagonist absolut në triumfin 0-3 që skuadra e tij Samsunspor, arriti në transfertë ndaj Hatajspor.

Muja zhbllokoi sfidën në minutën e 37-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1. Në fragmentin e dytë të lojës, më konkretisht në minutën e 51-të, shqiptari i Kosovës, asistoi për Marius, i cili ngriti shifrat në 0-2.

Për golin e tretë mendoi sulmuesi Ntcham në minutën e 75-të. Një paraqitje vërtet dinjitoze kjo e Mujës, i cili shpreson që të fitojë besimin e trajnerit Silvinjo në grumbullimet e radhës.

Exit mobile version