“Nuk vdesim nga fatkeqësitë, por nga korrupsioni”- Tensione në protestën për tragjedinë e Koçanit! Qytetarët hedhin vezë në drejtim të godinës së Komunës!

Protesta në Koçan të Maqedonisë së Veriut është shoqëruar me tensione dhe incidente.

 

Qindra qytetarë dolën mesditën sotme në rrugët e Koçanit për të treguar revoltën e tyre dhe pasigurinë që ndiejnë nga shteti, pas tragjedisë në lokalin e natës ku humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën 155 të tjerë, për shkak të zjarri që shpërtheu në orët e para të 16 marsit në lokalin e natës.

Alsat.mk raporton se protestuesit kanë filluar të hedhin me vezë në drejtim të godinës së Komunës.

Ata kërkojnë nga autoritet që të zbardhet rasti dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar.

Protestuesit mbajnë në duar pankartat me mbishkrimin “Nuk vdesim nga fatkeqësitë, por vdesim nga korrupsioni”.

Exit mobile version