“Nuk veprojmë sipas ngjyrave politike”, Dumani paralajmëron pushtetarët: Do godasim këdo pavarësisht postit!

Kreu i SPAK Altin Dumani, në një analizë të punës së tij dy vjeçare si kreu i Prokurorisë së Posaçme, ka hedhur poshtë akuzat e opozitës se institucioni që ai drejton heton në bazë të ngjyrimeve politike.

Dumani i dërgoi një mesazh të qartë dy zërave më kritikë të SPAK, Sali Berishës dhe Ilri Metës, se Prokuroria e Posaçme nuk ka një agjendë politike por merret vetëm në bazë të provave.

Një pjesë të dosjeve i kam pasur në hetim edhe pa marrë drejtimin e SPAK-ut. Një nga premtimet që kam bërë në KLP ka qenë se do të vijoja të hetoja çështjet që kam pasur në hetim. Ka dhe çështje të tjera që kanë çuar në zgjerimin e grupit të hetimit. Të gjithë prokurorët dhe stafi kanë kontribute. Pavarësisht akuzave, kemi dhënë prova se nuk kemi agjendë politike, apo grafik se sot do hetojmë një person të këtij subjekti politik, e nesër dikë të një subjekti tjetër politik. Në merremi me provat. Këtë kemi bërë dhe do ta bëjmë”, tha Dumani për emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1.

Kreu i SPAK shtoi më tej se institucioni që ai i drejton është i pavarur nga politika dhe këtë të drejtë ia jep Kushtetuat.

“Këtë kemi bërë dhe do ta bëjmë. SPAK-u është i pavarur nga politika dhe këtë ja jep Kushtetuta dhe ligji. Prokurorët ushtrojnë funksionet e tyre të larguar nga politika”, theksoi ai.

I pyetur lidhur me akuzat e gjithanshme që vijnë nga politika dhe presionet e shumta, Dumani tha se nuk i bëjnë përshtypje dhe reagimet e tij janë institucionale dhe jo emocionale.

Reagimet e mija janë institucionale dhe jo emocionale. Kam kompetenca, por ato janë të reduktuara në raport me prokurorët e çështjeve.”, tha Dumani.

Ai gjithashtu theksoi se SPAK do të vijojë luftën e tij ndaj të korruptuarve pavarësisht posteve që ata mbajnë.

Sa i takon korrupsionit, besoj se SPAK ka demonstruar  këto vite se është në gjendje të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht pozitës së tij, profilit tij, sado i lartë të jetë, ne po e bëjmë me prova dita-ditës. Ju e dini se SPAK ka ushtruar ndjekjen penale për funksionarë shumë të lartë, të nivelit të mesëm, të nivelit të ulët, ish-gjyqtarë, ish-prokurorë, për kryetarë bashkish, ish-kryetarë bashkish, anëtarë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, funksionarë shumë të lartë policie”, shpjegoi kreu i SPAK-ut.

Dumani theksoi se SPAK ka goditur organizata kriminale që më parë as mendohej të prekeshin.

Sa i takon krimit të organizuar ka treguar në këto vite se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj grupeve të strukturuara kriminale dhe organizatave kriminale që më parë as që mendohej të prekeshin por sot është realitet”, tha më tej Dumani.

Artikulli paraprakShkolla në Smollik të Bulqizës një godinë me dërrasa, pa tualet, pa energji dhe në mes të pyllit
Artikulli tjetërHistoria e trishtë e Fratit që vdiq nën torturat e Sigurimit: Pas 34 vitesh, kur u hap varri i At Serafinit nga infermierja Marie, një besimtare katolike që kishte varrosur vetë, u gjet…