Ndihmës/Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland, e angazhuar personalisht në miratimin e Reformës në Drejtësi, u bëri thirrje palëve politike që ta miratonin propozimin hibrid të propozuar prej saj gjatë vizitës në Tiranë. E pyetur nga Televizioni “Klan” lidhur me mesazhin që ajo i jep popullit shqiptar përpara këtij votimi të rëndësishëm, zonja Nuland tha se ajo duhet votuar, pasi kjo reformë i duhet Shqipërisë. Nëse palët politike nuk bien dakord për kalimin me konsensus, ajo u bën thirrje deputetëve ta votojnë individualisht. “Shtetet e Bashkuara dhe unë personalisht kemi qenë për një kohë të gjatë mbështetës të demokracisë shqiptare. Shqipërisë i duhet kjo reformë. U bëj thirrje patriotëve shqiptarë të mbështesin propozimin hibrid që unë përkraha gjatë vizitës sime. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shpresojnë se, udhëheqësit politikë do t’i zgjidhin dallimet që kanë dhe të bashkohen përreth propozimit hibrid. Nëse nuk munden, përgjegjësia do të jetë e deputetëve individualisht që të votojnë në favor të reformave që po kërkojnë 91 për qind e shqiptarëve”. Thirrja e zonjës Nuland iu drejtua krerëve të politikës dhe deputetëve, përpara se palët të arrinin një vendim, vendim ky i bazuar në propozimin e saj hibrid.
Kryesore
Continue to the categoryPesë vite nga tërmeti/ Sabah Sheta: Qeveria po mashtron qytetarët e...
Sabah Sheta, Kryetar i Degës së Demokratëve Euroatlantikë në Krujë, ka reaguar për situatën pas tërmetit të vitit 2019, duke theksuar vështirësitë që po...