Nuland sot në Tiranë

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Victoria Nuland do të vizitojë sot Shqipërinë, për të diskutuar për bashkëpunimin dypalësh dhe atë rajonal, si edhe për Reformën në Drejtësi. Në axhendën e saj në Tiranë, Nuland ka përfshirë takime me kreun e qeverisë, Rama, kreun e opozitës, Basha, por jo me Kryetarin e Parlamentit, Meta. Për të dytën herë në vizitën e saj në Tiranë zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit përjashton nga takimi kreun e koalicionit bashkëqeverisës, Meta. Të njëjtën gjë bëri edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Kerry gjatë vizitës në Tiranë. Hendeku mes kreut të qeverisë dhe kreut të Parlamentit duket të jetë tepër i madh.
Ndonëse Nuland ka parashikuar gjatë vizitës së saj të shkurtër në Tiranë takime edhe me Shoqërinë Civile si dhe rrjetin e gazetarëve të BIRN, ajo nuk ka gjetur kohë të përfshijë në axhendë takimin me Metën.

Artikulli paraprakVeliaj, terror biznesmenit që denoncoi dhunën e policisë
Artikulli tjetërÇmimet e biletave për fluturimet nga Tirana prekin nivele record