
Është mbyllur shtëpia e fëmijës në qytetin e Vlorës, për shkak të shpërthimit të rasteve me Covid.
Burime bëjnë me dije se, nuk do të ketë hyrje dhe dalje nga institucioni, për të shmangur përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.
Stafi që është brenda do të qëndrojë në karantinë për një periudhë dy javore. Mbyllja nga ISHSH për shkak të rasteve me covid të konfirmuara në shtëpinë e Fëmijës.
Aktualisht të prekur janë 8 punonjëse dhe 4 fëmijë, gjendja e të cilëve për momentin paraqitet e qendrueshme.