Numër i lartë infektimesh me Covid-19 në Spitalin e Beratit, mbyllen Reparti i Kirurgjisë dhe i Urgjencës

Një valë e re infektimesh është regjistruar në Spitalin Rajonal të Beratit. Mësohet se dy mjekë të Repartit të Kirurgjisë dhe 2 infermiere në Repartin e Urgjencës në këtë spital janë konfirmuar sot “pozitivë” me Covid-19.

Pas shfaqjes së këtyre rasteve brenda Spitalit të Beratit,Inspektoriati i Higjenës ka kryer dezinfektimin dhe mbylljen e përkohshme të dy reparteve, urgjencës dhe kirurgjisë, ndërkohë që mjekët epidemiologë po kryejnë edhe hetimin e rasteve të tyre të kontaktit.

Infektimet kanë vijuar edhe në bashkinë e Beratit,ku sot janë konfirmuar “pozitivë” 2 specialistë, ndërkohë që edhe në Burgun e Beratit një tjetër polic sektori është infektuar me koronavirus.

Edhe në Prokurorinë e Rrethit Berat, një punonjës administrate është konfirmuar sot “pozitiv” me Covid-19. Rasti rezulton të jetë rast kontakti me rastet e mëparshme, që janë konfirmuar pozitive në këtë institucion.

Artikulli paraprakBBC zbulon rrugën e madhe të trafikut të kanabisit nga Shqipëria në Europë
Artikulli tjetërTë vjedhësh dhe të përvetësosh, kjo është puna e “Rilindjes”