Situata pandemike në Itali duket se është qetësuar sërish pas një rritje të lehtë ditën e djeshme.
Autoritetet e vendit fqinj bëjnë me dije se 174 persona kanë humbur jetën përgjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin total mbi 28 mijë.
Italia është shteti më i goditur nga pandemia pas SHBA-ve.
Numri i rasteve të reja është rritur me 1.389 persona duke e çuar në 210.717 numrin total të të prekurve nga Covid-19. 81.654 është numri i personave të shëruar plotësisht.
Në kuadër të kësaj rënie të kurbës në Itali qeveria ka filluar planet për rihapjen e vendit me datë 4 maj ndërkohë që edhe disa spitale në Lombardi që shërbenin për të prekurit me Covid-19 janë mbyllur.