Gjatë fundjavës vendi ynë do përfshihet nga një valë e të nxehtit me prejardhje nga Afrika Veriore do të përfshijë vendin tonë gjatë fundjavës. E nëse keni plane për plazh bëni gati një kapele dhe kremin mbrojtës për në plazh.
Sipas sinoptikanëve temperaturat minimale do të rriten nga 5-8 gradë Celsius, po kështu dhe maksimalja do pësojë rritje të ndjeshme. Temperatura maksimale pritet të kap 28 gradë celsius.
Më të favorizuara nga moti i me diell të fortë do të jenë zonat bregdetare. Era pritet të jetë me drejtim nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 5m/s.
Parashikimi i motit për ditën e shtunë
Moti i ngrohtë pritet të jetë prezent edhe ditën e nesërme.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit: Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
TEMPERATURAT
Nesër (e shtunë, dt.14) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
• Në bregdet: 11 / 24 °C
• Në vendet e ulëta: 10 / 26 °C
• Në vendet malore: 8 / 25 °C
ERA
Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14), pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.
ZJARRET NË PYJE
Sot pasdite (e premte, dt.13) dhe nesër (e shtunë, dt.14) pritet nivel rreziku “I MODERUAR” në qarqet Tiranë, Fier dhe Gjirokastër. Pjesa tjetër e territorit do të ngelet në nivelin “I ULËT” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.