“Nxënësit shqiptar të fundit në botë për mendimin krijues”, Karabina: Vjen nga papërgjegjshmëria e qeverisë së Edi Ramës që përdor arsimin për propagandë

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, ka reaguar në lidhje me raportin ndërkombëtar të PISA, e cila ka renditur të fundit Shqipërinë për të menduarit krijues.
Karabina shprehet se gjendja e rëndë në arsim dhe renditja e fundit në listë e Shqipërisë është për shkak të papërgjegjshmërisë së qeverisë së Edi Ramës që prej 11 vitesh investimin në arsim e ka zëvendësuar me propagandë të shfrenuar duke gënjyer mësuesit, nxënësit, prindërit dhe publikun.
Sipas saj, gjithçka e propaganduar nga qeveria për reforma në arsimi rezultojnë një dështim i madh pasi objektivi ka qenë propaganda për të fituar pushtet dhe për ta ruajtur atë në kurriz të mësuesve, nxënësve dhe në dëm të pamasë të shoqërisë.
Kjo sipas Karabinës, vjen edhe nga shpërfillja e mësuesit nga kjo qeveri dhe mungesa e vlerësimit të tij si aktori vendimtar në cilësinë e mësimdhënies dhe mirëformimit të nxënësve.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES MIRELA KARABINA

Raporti Ndërkombëtar PISA 2022 “djeg” propagandën e qeverisë së Edi Ramës. Nxënësit shqiptarë janë renditur të fundit në botë për të “menduarin krijues”.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve “PISA 2022” ka pubikuar së fundmi vëllimin e tretë mbi “mendimin krijues” të nxënësve. Nxënësit shqiptarë renditet të fundit në botë, 13 pikë nga 41 që ka marrë vendi i parë, Singapor. Sipas raportit ky hendek është 2.5 herë më i madh se mesatarja e Oragnizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik.

Renditja e fundit në listë e vendos Shqipërinë në vendet që nuk paraqet interes për investime e bashkëpunime me vende të zhvilluara të OECD-së për shkak të cilësisë së ulët të formimit të nxënësve dhe fuqisë punëtore.

Por, ndërkohë që analfabetizmi funksional ka pushtuar Shqipërinë, Edi Rama dhe shpura e tij e korruptuar “rrahin gjoksin” përmes mashtrimit me 10 milion turistë pasi propaganda është e para dhe jetike për këtë lloj qeverisje.

Gjendja e rëndë në arsim, renditja e fundit në listë e Shqipërisë është për shkak të papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Edi Ramës që prej 11 vitesh investimin në arsim e ka zëvendësuar me propagandë të shfrenuar duke gënjyer mësuesit, nxënësit, prindërit dhe publikun.

Por për ҫdo vlerësim ndërkombëtar PISA, qeveria as e që e ka vënë ujin në zjarr të ndërtojë strategji ndërhyrjeje për të përmirësuar situatën duke injoruar faktorët e rezultateve cilësisht të ulta: mësuesin e dobët për shkak të formimit dhe mungesës së trajnimeve, të nxënët riprodhues të nxënësve, mungesën së mjeteve didaktike dhe praktikave mësimore dhe infrastrukurës digjitale.

Gjithçka e propaganduar nga qeveria për reforma në arsimi rezultojnë një dështim i madh pasi objektivi ka qenë propaganda për të fituar pushtet dhe për ta ruajtur atë në kurriz të mësuesve, nxënësve dhe në dëm të pamasë të shoqërisë.

Shpërfillja e mësuesit nga kjo qeveri dhe mungesa e vlerësimit të tij si aktori vendimtar në cilësinë e mësimdhënies dhe mirëformimit të nxënësve, po i kushton shtrenjtë zhvillimit dhe ecjes para të vendit.

Mbyllja e dhjetëra programeve të mësuesisë në Universitete, rënie drastike e numrit të studentëve në degët matematikë, fizikë, gjuhë e letërsi është alarm, pasi shumë shpejt do të mbetemi pa mësues.

Ndaj sot i bëjmë thirrje publike Edi Ramës dhe Ministres së Arsimi, Manarstiliu, të japin dorëheqjen si përgjegjësit kryesorë të gjendjes së rëndë në arsim dhe këtij rezultati fatal në PISA 2022.

Kjo qeverisje nuk ka më as moralin dhe as kredibilitetin për të ndryshuar gjendjen!

Me përgjegjshmëri të lartë për t’i shërbyer qytetarëve, ne në programin tonë kemi përcaktuar objektiva të qarta për arsimin dhe progameve të mësuesisë në veçanti, pasi e konsiderojmë rolin e mësuesit si udhëheqës të formimit dhe edukimit të shoqërisë, përcaktuese kjo për zhvillimin dhe ardhëmrinë e vendit, sepse
arsimi meriton më shumë, shqiptarërt meritojnë më shumë,
Shqipëria meriton më shumë!

Artikulli paraprakSi të merreni me populistët?! The Economist: Bizneset perëndimore po mësojnë të përshtaten me politika të paqëndrueshme elektorale në mbarë botën
Artikulli tjetërLulzim Basha: Vazhdojmë pa asnjë ndalëse rrugën që kemi nisur, Shqipëria meriton më shumë se tangoja Rama-Berisha