Nxirret një tjetër trup i pajetë nga rrënojat, shkon në 4 numri i viktimave, 200 të plagosur

Shkon në katër numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm 6.4 që goditi vendin orët e para të mëngjesit të sotë.

“Konfirmohet nxjerrja e nje trupi të pajetë nga rrënojat në shtesën e pallatit në Durrës”, thanë burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes.

Gjithashtu mësohet se të paktën 200 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Tiranës, Durrës dhe Krujës.

Një i moshuar ka ngatërruar derën e daljes dhe është rrëzuar nga ballkoni; dhe një tjetër ka bërë aksident me makinë  nga paniku, një me moshuar në Thumanë dhe një studente e mjekësisë.

Dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh, pasi ka raportime të pakonfirmuara në Tiranë dhe në Durrës dhe shumë familjarë nuk po gjejnë anëtarët e tyre.

2 37

Exit mobile version