Nxjerrja e Ahmetajt si viktimë, ndihma më e madhe që mund t’i jepet çdo të korruptuari

Nga Namir Lapardhaja

Është e trishtë një shoqëri që luftën kundër korrupsionit shpreson që t’ia bëjë Arben Ahmetaj.

Është po aq pa shpresë një grupim politik që hallet e Ahmetajt i konvergojnë me të njëjtat halle të shefit të tyre dhe bëhen bashkë për të sulmuar SPAK-un dhe drejtësinë, e cila i ka të dy nën hetim dhe të pandehur për korrupsion.

Më shumë se sa e vërteta, gjithçka është përqëndruar te show-i për të mbajtur lojën të pandryshuar, të mos dalë kurrë e vërteta dhe secili të ketë mundësi të shpëtojë çfarë të mundet.

Arben Ahmetaj është ish-numri dy i qeverisë, nxjerrja e tij si viktimë në sytë e publikut është ndihma më e madhe që mund t’i jepet çdo të korruptuari.

Ai është bashkëfajtor po aq sa Edi Rama dhe Erjon Veliaj në ato çështje, ndaj akuzat e tij kanë vlerë nëse do bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe do t’i deponojë përpara një hetuesi të BKH dhe prokurori të SPAK-ut.

Vetëm kështu ato mund të kenë vlerë publike për shoqërinë.

Në të kundërtën, çdo dalje e tij në TV thjesht do konkurrojë Big Brother VIP-in dhe do ketë po të njëjtin kontribut për publikun.

Artikulli paraprakTurizmi “përgjak” rrugët, aksidentet rriten me 40% në qershor, shtohen me 48% edhe të dëmtuarit
Artikulli tjetër“Teatri i sotëm është ana tjetër e medaljes së pazarit Rama-Berisha”, Basha: Formalizim i makizhit të qeverisë të mbytur në korrupsion, shqiptarët të neveritur nga shfaqjet e dala boje