Nga Namir Lapardhaja
Është e trishtë një shoqëri që luftën kundër korrupsionit shpreson që t’ia bëjë Arben Ahmetaj.
Është po aq pa shpresë një grupim politik që hallet e Ahmetajt i konvergojnë me të njëjtat halle të shefit të tyre dhe bëhen bashkë për të sulmuar SPAK-un dhe drejtësinë, e cila i ka të dy nën hetim dhe të pandehur për korrupsion.
Më shumë se sa e vërteta, gjithçka është përqëndruar te show-i për të mbajtur lojën të pandryshuar, të mos dalë kurrë e vërteta dhe secili të ketë mundësi të shpëtojë çfarë të mundet.
Arben Ahmetaj është ish-numri dy i qeverisë, nxjerrja e tij si viktimë në sytë e publikut është ndihma më e madhe që mund t’i jepet çdo të korruptuari.
Ai është bashkëfajtor po aq sa Edi Rama dhe Erjon Veliaj në ato çështje, ndaj akuzat e tij kanë vlerë nëse do bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë dhe do t’i deponojë përpara një hetuesi të BKH dhe prokurori të SPAK-ut.
Vetëm kështu ato mund të kenë vlerë publike për shoqërinë.
Në të kundërtën, çdo dalje e tij në TV thjesht do konkurrojë Big Brother VIP-in dhe do ketë po të njëjtin kontribut për publikun.