Nxori të dhëna sekrete të utoriteteve gjermane, Gjykata e Apelit rrëzon ish-kreun e OFL

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin e Gjykatës së Tiranë në lidhje me ish-kreun e OFL, Artan Shkëmbi që akuzohet për nxjerrje të të dhënave sekrete pasi dyshohet për nxjerrje dhe dhënie informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

Ish-kreu i OFL, Artan Shkëmbi akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor të autoriteteve gjermane.

NJOFTIM PER MEDIAN

Në datë 21.07.2021, në Gjykatën e Apelit Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim Artan Shkembi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale.

“Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 295/a dhe 259 të Kodit Penal.

Shtetasi Artan Shkembi është punonjës policie dhe dyshohet për nxjerrje dhe dhënie informacioni personave të interesuar nga sistemi Deepsee.

Lidhur sa më sipër, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 459/4 Akti, date 15.07.2021 ka vendosur:

-Përsëritjen e së sigurimit personal ndalues “Pezullimin e ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” për personin nën hetim Artan Shkembi

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim Artan Shkembi.

Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 656 datë 28.07.2021 vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 459/4 Akti, datë 15.07.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 28.07.2021

Ishin autoritetet gjermane ato që hodhën dritë mbi një skandal të përmasave të mëdha ku ishte i përfshirë një prej funksionarëve më të rëndësishëm të Policisë së Shtetit.

Shkëmbi besohet se ka përdorur një program telefonik të koduar për të informuar një person që kërkohej për trafik droge në Gjermani, se pasuria e tij po hetohej.

E gjitha ka ardhur pas një letërporosie që autoritetet gjermane kishin kërkuar nga partnerët shqiptarë, për të vënë në dispozicion të dhëna për shqiptarin.

Ky ka qenë edhe momenti që Artan Shkëmbi duke përfituar nga pozicioni në Policinë e Shtetit, vuri në dijeni përmes një SMS-je personin nën hetim në Gjermani.

Mesazhi i ish-kreut të OFL, sipas autoriteteve gjermane, është dërguar nga godina e Policisë së Shtetit.

Fakt ky që tregon se skandali merr të tjera përmasa, pasi është shfrytëzuar zyra e Policisë së Shtetit për të nxjerrë sekretin hetimor dhe dekonspiruar operacionin.

Artan Shkëmbi ka vënë në dijeni trafikantin shqiptar në Gjermani se po hetohej. Kaq ka mjaftuar që i shumëkërkuari të humbë gjurmët menjëherë.

Pas SMS-së së koduar, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arratisur dhe s’është kapur nga autoritetet gjermane.

Mësohet se shqiptari në kërkim është kreu i një rrjeti trafiku ndërkombëtar kokaine në Europë dhe më gjerë.

Hetimet e polisë gjermane për shqiptarin nisën nga INTERPOL-i pas një megaoperacioni ku u arrestuan mbi 800 persona të përfshirë në trafiqe, u kapën mbi 2 ton drogë e llojit kokainë si dhe u sekuestruna 54 mln paund.

Nga hetimet rezultoi se në trafik ishte i përfshirë edhe shqiptari i cili u njoftua nga ish-shefi i OFL, Artan Shkëmbi, duke i shpëtuar kështu arrestimit.

Artikulli paraprakSkandal! Dy policë dekonspiruan operacionin për djalin e mikut të Ramës! Si u zhduk droga dhe 100 mijë euro në Benzin e zi
Artikulli tjetërMarash Logu: Raporti i OSBE-ODIHR konfirmoi qëndrimet e PD, 25 prilli është masakër zgjedhore