“NYT”: Kina ka vrarë 20 informatorë të CIA-s?

Ministria e Jashtme e Kinës refuzoi të komentojë mbi një lajm të publikuar në gazetën “New York Times” ku thuhet se Kina kishte vrarë ose burgosur rreth 20 informatorë të CIA-s.
Të shtunën, “New York Times” njoftoi se kinezët kanë vrarë të paktën 20 persona që i ofronin informacion Agjencisë Qendrore të Zbulimit gjatë periudhës mes viteve 2010 dhe 2012.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying nuk pranoi të komentonte, duke i thënë një gazete të përditshme se nuk ishte në dijeni të lajmit. Ajo shtoi se Departamenti kinez i Shtetit heton dhe trajton interesat e sigurisë kombëtare në përputhje me ligjin kinez.
Ndërsa faqja në internet e “New York Times” është bllokuar në Kinë, ngjarja dhe përmbajtja e saj është diskutuar gjerësisht prej mediave kineze. Një gazetë me një ndikim të fortë qeveritar ka përshëndetur atë që e cilësoi një fitore historike të përpjekjes antispiunazh të Kinës.

Exit mobile version