“O burra të vjedhim sa më shumë se po ikim”!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka denoncuar një vendim korruptiv të Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri. Sipas denoncimit, Jonaid Myzyri narkoshefi hajdut i prokurimeve anullon vendimin e ligjshëm dhe shpall fituese ofertën pothuaj me dyfishin e çmimit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

O burra te vjedhim sa me shume se po ikim!

Famozi JONAID Myzyri narkoshefi hajdut i prokurimeve anullon vendimin e ligjshem dhe shpall fituese oferten pothuaj me dyfishin e çmimit.

Motivi zyrtar:

oferta e anulluar qe fitoi ishte shume e ulet!Ndaj anullohet.

Motivi i vertet:

te vjedhim sa te mundemi me oferten me te larte se po ikim!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

I nderuar Doktor Berisha

Ju uroj të jeni mirë.

Duke qene se kam besim të plotë tek Ju, ju dërgoj një denoncim,

Për një vendim tejet KORRUPTIV TË Kryetarit të Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri, të cilin Ju edhe më përpara e keni denoncuar, se u emërua në këtë detyrë edhe pse i dënuar.

DENONCIMI:

Kam nje Vendim te Komisionit te Prokurimit Publik 503/2020 të firmosur nga Kryetari i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri.

Që shfuqizon nje vendim te Komisionit te Vleresimit te Ofertave ne lidhje me kualifikimin e operatorit ekonomik “2A” sh.p.k me nr. AREF. – 69338- 08- 20- 2020 qe ka ofruar ofertë 4 114 004 lekë pa TVSH

Dhe Komisioni i Prokurimit Publik me Vendim 503/ 2020 e anullon kete vendimin e KVO -se dhe ia jep OFERTËN operatorit fizik Ylli Myrteveli qe ka dhene oferte 6 435 932 lekë pa TVSH

A KA SKANDAL MË TË MADH SESA KY VENDIM I KOMISIONIT TE PROKURIMIT PUBLIK?

I jep tenderit nje personi fizik qe jep ofertë 2 fishin me te larte, dhe anullon oferten e “2A” qe ka oferte me te ulet

ME ARESYETIMIN PSE DHA OFERTE ME TE ULET

Exit mobile version