“O gjakpirës ordiner!”, komentuesit paralajmërojnë Ramën: Na prit më 16!

Si çdo mëngjes ku përshëndet ndjkësit e tij në Facebook, kryeministri Edi Rama ditën sotme ka zgjedhur që të publikojnë një video nga Kalaja e Tiranës.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Kalaja e Tiranës, atraksioni më i ri në kryeqytet që mirëpret qytetarët e çdo moshe për të përjetuar historinë, traditën e kulturën e qytetit të trashëguar nëpër breza, ju uroj një ditë të mbarë”-shkruan Rama në postimin e tij.
Mirpo pas këtij postimi, Rama është “kryqëzuar” nga komentuesit të cilët kanë hedhur akuza ndaj kreut të qeverisë dhe e kanë kritikuar.
Një komentues duke ju referuar fjalorit të ulët të përdorur dje në parlament shkruan “Meqe eshte e Premte sot miqesisht ju rekomandoj te merrni nje hoxhe, nje dervish, nje prift, nje dom edhe kendoni sallen e parlamentit , krejt qeverrin e parlamentaret sipas besimeve perkatese se ju ka hyr xhindi ne bark. Jeni krejt karnavale.”.
Ndërkohë një tjetër shkruan “ Na prit ne 16. Merr me vete ata suflaqexhit e preshi freshit o hajdut gjakpires ordiner. ke shkalluar popullin ashtu si je ti . rrit taksa rrit, drita dhe policet te mbrojne ty e meren me ata te shkretet qe shesin belino e papati a.turp hajdut”.

Më tej një qytetar tjetër shkruan “Detyra juaj (kur them juaja e te gjithe deputeteve qe jan ne parliament ) nuk eshte te talleni me njeri tjetrin. Nese doni te talleni me njeri tjetrin bejeni ne rruge os eli tju vij per mbare POR ne parlament supozohet qe te zgjidhni hallet e popullit dhe te hartoni ligje ne FAVOR te popullit ! Jeni ber si palaco me plot kuptimin e fjales , hedh njera pale dhe pret tjetra dhe Shqiperia vazhdon te shpopullojet nga ju pa dallim partie! Jeni ber te pangopur ! Na keni mare me qafe ! Mashtruesa dhe premtike boshe 29 vite !”.

Screenshot 1

Exit mobile version