Banorët e Unazës së Re, si protestuesit francezë, bllokojnë rrugën dhe paralajmërojnë Ramën e Veliajn

Të veshur me jelekë të verdhë, ashtu si protestuesit francezë, banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme tek Unaza e Re, për të protestuar për të mos lejuar prishjen e shtëpive të tyre pa u dëmshpërblyer më parë.
Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga projekti që ju prish banesat e tyre, ose t’i dëmshpërblejë qytetarët me 100 për qind të vlerës së tregut.
“O Edvin o legen, prite popullin se po vjen”, ka qenë thirrjet e banorëve drejtuar kryeministrit Rama.
Në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re kanë shkuar edhe deputetët e opozitës.
Në protestë ndodhe dhe deputetë të opozitës. Klevis Balliu tha se, edhe deputetë të Partisë Demokratike mund të veshin jelekët e verdhë për t’u solidarizuar me qytetarët.
Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari tha se, çdo gjë këtu është bërë në kundërshtim të ligjit dhe qytetarët nuk kanë as informacion.
Ndërkohë që kanë bllokuar të dy akset e rrugës, qytetarët paralajmërojnë kryebashkiakun Veliajn dhe kryeministrin Rama se shtëpitë e tyre nuk i shemb dot.

protesta 3 dhjetor 10

Exit mobile version